Ia anuloi 'shqiponjën' padrejtësisht, Astra ndjek rrugët ligjore ndaj arbitrit

Sport October 12, 2018 - 17:34
DETAJET

Një padrejtësi ishte ajo e bërë nga ana e gjyqtarit Ovidiu Hategan, ndaj klubit të Astras në Rumani. Në ndeshjen që këta të fundit humbën së fundmi ndaj Steauas së Bukureshtit me rezultatin 1-2, Azdren Llullakut i është mohuar një gol padrejtësisht.

Mesfushori nisi festën e tij të zakonshme me shqiponjë, por çdo gjë duhet të ndalej, arbitri fantazojë një faull në sulm, ndërsa pamjet e golit, treguan gafën qesharake të arbitrit. Klubi i Astras nuk ka ndërmend të pres më gjatë, kjo nuk ishte hera e parë që Hategan vepron kundër tyre. Ai do të ndiqet në rrugë ligjore, duke kërkuar që të mos arbitrojë asnjë takim tjetër të Astras.

Klubi i Azderen Llullaku ka paraqitur edhe 5 rastet kur arbitri ka bëra gafa qesharake ndaj tyre, me qëllimin e vetëm, për t’i dëmtuar, duke nisur që nga takimi i dhjetor 2011, teksa Astra dëmtohej ndaj Klujit me vendimet e arbitrit, e për të përfunduar te rasti i mesfushorit shqiptar. /Shqiperia.ch/