Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare

Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare

Sport tetor 12, 2018 - 16:04
Detajet

Një valë lajmesh të trishta kanë prekur në këto ditë futbollin shqiptar. Pas ndarjes së papritur nga jeta të lojtarit Labinot Harbuzi pas një ataku në zemër, ditën e sotme bota e futbollit në Shqipëri është tronditur sërish. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Lokomotivës së dikurshme, sot Teuta, Filip Xhajin.

Kujtojmë se Xhaji ka qenë edhe trajner i Kombëtares së moshave, kryesisht të atyre nga 11-19 vjeç dhe e ka bërë për shumë vite këtë detyrë. Për ndarjen nga jeta të Xhajit, ka reaguar dhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila shpreh ngushëllimet familjes së Xhajit.

Reagimi i plotë i FSHF-së:

LAMTUMIRË FILIP XHAJI!

Futbolli durrësak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji.

Image