Do të japim gjithçka për të mposhtur Milanin

Sport October 12, 2018 - 11:45
Detajet

Luciano Spalletti thotë se Interi duhet të japë gjithçka në fushë për të mposhtur rivalin lokal Milan në ndeshjen e ardhshme, transmeton zeri.info

Interi ka fituar gjashtë ndeshjet e fundit garuese dhe pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve do të ketë përballë Interin.

“Ne jemi në një moment pozitiv, në formë të mirë dhe po luajmë futboll të mirë”, deklaroi Spalletti.

“Ne jemi të përqendruar vetëm te Milani dhe pastaj mund të fillojmë të mendojmë për Barcelonën. Kuqezinjtë janë një kundërshtar i fortë, luajnë futboll të mirë dhe kanë marrë mjaft pikë gjatë këtyre ndeshjeve të fundit. Ata kanë nënshkruar me disa lojtarë shumë të mirë gjatë verës dhe ne duhet të japim absolutisht gjithçka”, shtoi ai./Zëri