Hazard do të ishte zëvendësuesi i duhur i Ronaldos te Reali

Sport October 12, 2018 - 11:31
Detajet

Rivaldo ka thënë se Eden Hazard është një lojtar spektakolar dhe se belgu do të ishte transferimi i duhur i Real Madridit si zëvendësim për Cristiano Ronaldon, i cili u largua drejt Juventusit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Pa Ronaldon, i cili tani gjendet në Serie A, madrilenët kanë vuajt në sulm gjatë edicionit të ri, duke mos e gjetur golin në katër ndeshjet e fundit. Rivaldo, i cili kishte shkëlqyer në La Liga me Barcelonën, thotë se Hazard do të ishte zëvendësuesi ideal i Ronaldos.

Sulmuesi i Chelseat së fundmi kishte deklaruar se transferimin i tij te Real Madridi është një ëndërr për të.

“Sulmuesi belg është një lojtar i madh dhe mund të jetë një opsion shumë i mirë për klubin e tij të ëndrrave, Real Madridin ën afatin e ardhshëm kalimtar. Hazard ka shkëlqyer me Belgjikën në Kupën e Botës dhe gjithashtu e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premierligë”, deklaroi Rivaldo.

“Kjo lloj lëvizje di të ishte e mirë për klubin dhe tifozët sepse arritja e një lojtari të madh do të jepte një shtytje të nevojshme pas largimit të Cristiano Ronaldos”, shtoi braziliani./Zëri