Challandes e veçon këtë futbollist, zbulon se po i kërkon edhe dy lojtarë në këtë repart

Challandes e veçon këtë futbollist, zbulon se po i kërkon edhe dy lojtarë në këtë repart

Sport tetor 12, 2018 - 08:13
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është shprehur shumë i kënaqur pas ndeshjes Kosovë – Maltë e cila përfundoi me shifrat 3:1

Zvicerani e ka lavdëruar mesfushorin e Kosovës, Edon Zhegrova i cili sonte ishte i pafat pasi që dy herë e goditi shtyllën.

Challandes tregon se Kosovës po i mungojnë futbollistët në repartin e mbrojtjes.

“Tani kemi krijuar një identitet, dhe po luajmë futboll të bukur. Zhegrova ishte shumë i mirë në përballjen e sotme. Nuk kemi shumë mbrojtës, jemi në kërkim të dy mbrojtësve”, ka deklaruar Challandes pas ndeshjes.