Rrahje masive në mes serbëve e malazezëve

Sport October 12, 2018 - 08:12
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Mali i Zi u mposht sonte nga Serbia me rezultat 0:2 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Mirëpo, kjo ndeshje nuk kaloi mirë në tribuan.

Serbë dhe malazezë u rrahën masivisht, ndërsa edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të organeve të rendit nuk u arrit të evidentohej incidenti.

Për Malin e Zi u paraqit edhe Fatos Beqiraj, i cili luajti deri në minutën e 80-të. /Insporti