Zhegrova: Sonte isha i pafat

Zhegrova: Sonte isha i pafat

Sport tetor 12, 2018 - 00:17

Edon Zhegrova ka thënë se sonte ishte i pafat, mirëpo është i lumtur me fitoren e Kosovës.

“Normalisht pak i pafat, por tri pikë ishin të rëndësishëm për ne. Të gjithë futbollistët kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

Ai ka thënë po ashtu se ndihet i lumtur që Challandes i ka dhënë mundësinë për të startuar sonte. Zhegrova luajti 90 minuta në këtë ndeshje.

“Normalisht, për mua si një 19 vjeçar ishte një ndjenjë e mirë që trajneri ma dha këtë mundësi. Unë e kam shfrytëzuar këtë dhe kam dhënë maksimumin për Kosovën, ashtu sikurse bëj gjithmonë”, ka thënë ai.

“I falënderoj të gjithë tifozët të cilët sa herë luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me kanë përkrahur kaq shumë”.