Ja çfarë thotë Challandes pas fitores ndaj Maltës

Sport October 11, 2018 - 22:45
Detajet

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur mjaft i kënaqur me lojën e ekipit të tij ndaj Maltës, pas fitores 3:1, transmeton zeri.info

“Pas pjesës së parë, iu thashë se ishte një pjesë e mirë, por edhe që ishte një pjesë e keqe sepse kishim shumë raste për shënim për të siguruar ndeshjen”, deklaroi Challandes.

“Golin ia dhuruam kundërshtarit, por lojtarët ishin të qetë dhe ia arritëm të riktheheshim”, shtoi ai.

“Ne luajtëm futboll të bukur. Karakteri i lojtarëve ishte në nivel. Kemi dhënë spektakël për tifozët tanë”, u shpreh zvicerani./Zëri