Sportbladet: Harbuzi vdiq si pasojë e sulmit në zemër

Sport October 11, 2018 - 18:52
Detajet

 

Në moshën 32 vjeçare ka vdekur Labinot Harbuzi.

Futbolli suedez por edhe kosovarë sot është në zi. Harbuzi kishte luajtur fillimisht për Malmon por ishte edhe në Kombëtaren U21 të Suedisë

Ish futbollisti i Malmos FF dhe Suedisë U21 ka ndërruar jetë sot në moshën 32 vjeçare. Babai i Labinotit, Ismeti, e ka konfirmuar lajmin për Sportbladet që djali i tij ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij.

Pak orë pas orës 10 këtë mëngjes, Harbuzi ka pësuar sulm në zemër në shtëpinë e tij. Ai ka marrë ndihmën e shpejt është dërguar në ambulancë por jeta e tij nuk ka mundur të shpëtohet.

Labinot Harbuzi është rritur në Rosengard të Suedisë. Në moshën 15 vjeçare ai ishte bërë kadet në klubin holandez, Feynoord. Gjatë kësaj kohe, Harbuzi kishte kontakte të rregullta me Zlatan Ibrahimovicin, i cili kishte thënë se ishte “këshilltar jozyrtar” i Harbuzit.