Ish-trajneri i Malmos flet i shokuar për Labinot Harbuzin

Sport October 11, 2018 - 18:32
Detajet

Trajneri aktual i U-21 të Suedisë, Roland Nilsson kishte punuar me Harbuzin në Malmo.

Edhe ai e ka kujtuar djaloshin e artë të Kosovës, i cili ndërroi jetë sot paradite papritmas, shkruan Zeri.info.

“Duket mjaft tragjike ta dëgjosh një lajm të tillë. Për mua ka qenë gjithmonë një djalosh pozitiv, i cili gjithmonë ka qenë i lumtur, posaçërisht në futboll. Fatkeqësisht, ka pasur probleme që ia kanë pamundësuar ta bënte atë që ishte i aftë ta realizonte kur luante në Malmo. Ne e patëm ndihmuar të shkonte për të luajtur jashtë vendit”, ka thënë trajneri Nilsson. /Zëri/