Vdekja e futbollistit Harbuzi, ky është rrëfimi rrëqethës i babait të tij për ngjarjen!

Sport October 11, 2018 - 16:31
Detajet

Familja Harbuzi, por edhe të gjithë shqiptarët sot e morën një lajm të zi, shkruan Zeri.info.

Futbollisti nga Kosova, Labinot Harbuzi ka ndërruar jetë papritmas në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

32 vjeçari tashmë i ndjerë është gjetur nga prindërit në dhomën e tij, të cilët më pas e kanë thirr autoambulancën.

Por, gjithçka ishte vonë pasi futbollisti nuk mbijetoi dot.

“Të jem i sinqertë, nuk e di se çka ka ndodhur. Unë dhe bashkëshortja ime e kemi bërë shpëtimin e zemrës dhe të mushkërive dhe më pas autoambulanca dhe zjarrfikësit na janë bashkuar dhe e kanë vazhduar punën e tyre”, thotë Ismet Harbuzi për mediat suedeze, përcjellë Zeri.info.

Përkundër përforcimeve intensive, jeta e 32 vjeçarit nuk arriti të shpëtohej.

“Nuk e di nëse ishte gjallë kur po udhëtonte me autoambulancë”, shton Ismeti i mërzitur.

“Ne kishim edhe të njohur dhe të afërm që na ndihmuan”, ka përfunduar 59 vjeçari.

Harbuzi ishte futbollist i njohur shqiptar, ndërsa kishte luajtur në Malmo dhe Gençlerbirligi, derisa së fundmi ishte pa klub. /Zëri/