U zgjodh kapiten i Shqipërisë, por Mavraj merr pasaportën greke (FOTO)

Sport October 11, 2018 - 15:47
Detajet

Mërgim Mavraj është grek. Zyrtarisht, me letra e kemi fjalën, shkruan Panorama Sport. 

Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet mbrojtësi i Kombëtares, në ditën që u zgjodh edhe kapiten i Shqipërisë me votat e shokëve të skuadrës.

Në një postim në “Instagram”-in e tij, qendërmbrojtësi i përfaqësueses ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderonte edhe në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”. 

Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij.

Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera.

Gazeta pyeti vetë futbollistin për këtë çështje, por Mavraj refuzoi të jepte një përgjigje.

Pse i duhet pasaporta?

Mërgim Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se Gjermania nuk e lejon dyshtetësinë, ai vendosi ta sakrifikojë dokumentin dhe të mbajë vetëm pasaportën shqiptare. Poe, pse i duhet pasaporta greke?

Image