Llapi zbulon arsyet e shkarkimit të Bylbyl Sokolit

Sport October 11, 2018 - 15:34

Klubi i futbollit Llapi përmes një komunikate për shtyp i ka zbuluar arsyet e shkarkimit të trajnerit Bylbyl Sokoli, shkruan Zeri.info.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së kryesisë dhe atë mund ta lexoni në vijim:

“KOMUNIKATË ZYRTARE: KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm. Arsyet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme. E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit. Podujevë, 11 tetor 2018”, njofton klubi llapjan. /Zëri/