Nuk do ta besoni kur ka fituar për herë të fundit Malta!

Sport October 11, 2018 - 14:33
Detajet

Malta është kundërshtari më i lehtë i Kosovës në Grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve – të paktën në letër.

Kosova kërkon fitoren e dytë në Ligën e Kombeve ndaj një skuadre që nuk di për triumf në vitin 2018.

Në gjashtë takime sa i ka zhvilluar deri më tani këtë vit, Malta ka pësuar 4 humbje, ndërsa dy herë ka barazuar, duke mos arritur asnjë fitore.

Rrugëtimi i dobët i Maltës nisi me 23 mars, duke humbur nga Luksemburgu me rezultat minimal 0-1 në shtëpi, tri ditë më vonë u shkatërrua në udhëtim te Finlanda, 5-0.

Pas këtyre dy humbjeve, Malta arriti në fund të muajit maj të marrë një barazim në miqësore kundër Armenisë, ndërsa tri ditë më pas, me 1 qershor, humbi 1-0 nga Gjeorgjia.

Humbjen tjetër Malta e pësoi muajin e kaluar, në Ligën e Kombeve nga Ishujt Faroe 3-1, skuadër të cilën Kosova e mposhti 2-0 në shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kurse pikën e vetme në Grupin 3 në Ligën e Kombeve Malta e mori kundër Azerbajxhanit (1-1), me të cilën skuadër barazoi edhe Kosova në debutim në Nations League (0-0).

Në total, në 6 takimet e fundit – Malta ka pësuar 12 gola, mesatarisht 2 për ndeshje, kurse e ka dërguar topin vetëm tre herë topin në portat e kundërshtarëve.

Në letër, Malta duket një kafshatë e lehtë për Kosovën, por trajneri dhe lojtarët e mysafirëve janë të etur për të siguruar fitoren e parë në vitin 2018.