Mourinho nuk është problemi i Unitedit

Sport October 11, 2018 - 10:28
Detajet

Zlatan Ibrahimovic thotë se Jose Mourinho nuk është problemi i Manchester Unitedit, transmeton zeri.info

Ish-lojtari i “Djajve të kuq” beson se Mourinho është njeriu i duhur për gjigandin anglez, por se portugezi nuk mund të bëjë mrekulli me një ekip që nuk paraqitet siç duhet. E ardhmja e strategut portugez është vënë në dyshim së fundmi pas fillimit të dobët të edicionit, por sulmuesi i LA Galaxyt mendon se Manchester Unitedi duhet të vazhdojë me Mourinhon.

“Mendoj se ai e ka aftësinë për të fituar. Mendoj se ai është trajneri i duhur për atë klub, për atë ekip. Por, një trajner është i mirë sa skuadra, kështu që nuk është se ai mund të bëjë mrekulli nëse skuadra nuk është e mirë sa duhet. Dhe unë ndjej se ky ekip është i mirë, është duke përparuar, është duke bërë më i mirë”, deklaroi Ibrahimovic.

“Ky është viti i tretë, lojtarët e dinë edhe më mirë mënyrën e lojës së tij dhe sesi e dëshiron ai”, shtoi ish-reprezentuesi suedez, i cili kishte luajtur 53 ndeshje për Manchester Unitedin dhe kishte realizuar 29 gola./Zëri