A e ka mësuar ndonjë fjalë shqipe trajneri i Kosovës

Sport October 10, 2018 - 23:36
DETAJET

Bernard Challandes është përgjigjur në pyetjen se a ka mësuar ndonjë fjalë shqipe.

Në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes me Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri”, selektori Challandes reagoi rreth deklaratës ku kishte thënë se ndihet pakëz kosovar.

“Faleminderit”, u përgjigj shkurt Challandes, kur u pyet se nëse di ndonjë fjalë shqipe, përcjell Insporti.

Ai tha se ka mësuar pak nga gjuha shqipe, por se për të kjo gjuhë nuk është aspak e lehtë.

“Kam mësuar pak nga gjuha shqipe. Por nuk është e lehtë, futbolli është më i lehtë”, përfundoi Challandes.