Shpërthen skandali i trukimeve në Belgjikë, arrestohet trajneri i Brugge

Sport October 10, 2018 - 22:22

Një Belgjikë ka shpërthyer një skandal i vërtetë trukimesh, me klubet më të rëndësishme në vend të përfshira, ndërsa është vënë në pranga trajneri i skuadrës së Brugge.

Të inkriminuar janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League.

Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara.

Mes tyre jo pak, por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege.

Me pak fjalë indiciet për trukimin e ndeshjeve janë reale, me prokurorinë që ka nisur menjëherë hetimet për trukime, korruspion dhe riciklim parash.

Sipas burimeve belge është arrestuar një prej figurave të rëndësishme të futbollit vendas siç përkon të jetë trajneri kroat i Brugge Ivan Leko, i cili është arrestuar në ambientet e shtëpisë së tij.

Duke konfirmuar kështu aludimet paraprake të mediave.

Mbi këtë rast është prononcuar edhe presidenti i klubit Bart Verhaeghe, i cili deklaron se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se e vërteta do të dalë duke ndarë të pafajshmit nga të fajshmit. /Top Channel