Statistika të tmerrshme të lojtarëve të Kosovës, zhgënjim i madh nga Rashica!
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Callandes, është në telashe para takimit me Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
67-vjeçari duhet të lodhë kokën fortë me kë të startojë të enjten mbrëma në Ligën e Kombeve kundër Maltës, sfidë që zhvillohet nga ora 20:45.
Kjo për faktin se lojtarët më të talentuar të skuadrës, nuk kanë pasur shumë minuta në këmbë me skuadrat e tyre që nga ndeshja e fundit e Kosovës me Ishujt Faroe, me 10 shtator, raportonInsporti.
Vecohet Milot Rashica, i cili besoni apo jo, është futbollisti që ka luajtur më së paku me skuadrën e tij nga 24 lojtarët e ftuar për ndeshjet kundër Maltës dhe Ishujve Faroe.
Ai është paraqitur vetëm 23 minuta me Werder Bremenin në Bundesliga të Gjermanisë, madje më pak se edhe mesfushori i dëmtuar dhe i rikthyer ditë më parë, Valon Berisha – që ka luajtur 31 minuta për Lazion.
Mesfushori i Luzern, Idriz Voca, është futbollisti që ka luajtur më së shumti me skuadrën e tij që nga ndeshja e fundit e Kosovës, gjithsej 660 minuta, 30 më shumë se portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, ndërsa i treti me më së shumti minuta në këmbët e tij është Benjamin Kololli i Zurichut.
Portierët:
Samir Ujkani – Rizespor – 90 minuta
Faton Maloku – Kukësi – 76 min
Visar Bekaj – Prishtina – 630 min
Te mbrojtësit, më së shumti me skuadrat e tyre janë paraqitur Rrahmani, Aliti dhe Dallku – nga 450 minuta.
Mbrojtësit:
Amir Rrahmani – Dinamo Zagreb – 450 minuta
Leart Paqarada – Sandhausen – 350 min
Mërgim Vojvoda – Mouscron – 277 min
Fidan Aliti – Skënderbeu – 450 min
Ardin Dallku – Vorskla Poltava – 450 min
Sa i përket mesfushorëve, Idriz Voca ka pasur më së shumti minuta në këmbët e tij te Luzerni në Zvicër (660 minuta), duke lënë prapa Benjamin Kolollin e Zurich (593 minuta), ky i fundit luan si mbrojtës i majtë në Kombëtaren e Kosovës.
Dy mesfushorët tjerë që kanë pasur më shumë minuta me skuadrat e tyre përkatëse janë Herolind Shala dhe Donis Avdijaj, nga 450 minuta.
Befasia më e madhe është Milot Rashica, i cili besoni apo jo ka luajtur më së paku nga gjithë lojtarët e Kombëtares, vetëm 23 minuta me Werder Bremenin në një takim, ndërsa dy ndeshje është lënë krejtësisht jashtë skuadrës dhe dy takime tjera ka qëndruar vetëm në stol.
Mesfushorët:
Benjamin Kololli – Zurich – 593 minuta
Idriz Voca – Luzern – 660 min
Bernard Berisha – Akhmat – 305 min
Valon Berisha – Lazio – 31 min
Besar Halimi – Brondby – 162 min
Hekuran Kryeziu – Zurich – 444 min
Herolind Shala – Start – 450 min
Donis Avdijaj – Willem II – 450 min
Milot Rashica – Werder Bremen – 23 min
Arbër Zeneli – Heerenven – 307 min
Edon Zhegrova – Genk – 90 min
Kosova ka vuajtur për sulmues në vitet e fundit, por duket se dalëngadalë po bëhet zgjidhja edhe për këtë repart.
Lirim Kastrati po shkëlqen me Lokomotivën e Zagrebit dhe është sulmuesi me më së shumti paraqitje që nga ndeshja e fundit e Kosovës, me 10 shtator.
Ai ka luajtur 450 minuta me Lokomotivën, 90 minuta më shumë se Vedat Muriqi me Rizesporin.
19-vjeçari premton shumë, ai ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 10 paraqitje në sezonin 2018/19.
Sulmuesit:
Elbasan Rashani – Odds – 270 minuta
Atdhe Nuhiu – Sheffield Wednesday – 212 min
Vedat Muriqi – Rizespor – 360 min
Lirim Kastrati – Lokomotiv Z. – 450 min