Fanella e ish-yllit te Realit, City-t e Milanit dhuratë për presidentin e FFM-së Sejdini

Sport October 10, 2018 - 20:34
DETAJET

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë këto ditë është e grumbulluar në përgatitjet për dy ndeshjet e rradhës në Ligën e Kombëve me Lihtenshtajnin më 13 tetor në Shkup dhe Armeninë më 16 tetor në Erevan.

Duke shfrytëzuar qëndrimin në Shkup, sot zëvendës seleksionuesi i ekipit përfaqësues, Xhengis Rexhepi i bëri një vizitë me surprizë të këndshme presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini. Rexhepi që paralel është ndihmës trajner të skuadra e Super Ligës së Turqisë, Sivaspor në këtë takim i dhuroi presidentit Sejdini fanellën e ekipit turk që mbahet nga ylli brazilian Robinjo.

Reprezentuesi i famshëm i Brazilit që në karrierën e tij të pasur mes tjerash ka luajtur me Real Madridin, Manchester City-n dhe Milanin, tashmë gati një vit është pjesë e skuadrës së Sivasporit ku pjesë e stafit teknik është pikërisht edhe Xhengis Rexhepi. Duke llogaritur famën e Robinjos, dhurimi i fanellës së tij përfundimisht ishte befasi e këndshme për numrin një të shtëpisë së futbollit vendor.