Gattuso flet për rikthimin e Ibrahimovicit te Milani

Sport October 03, 2018 - 16:22
Detajet

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, nuk ka pranuar ta përjashtojë mundësinë e transferimit të sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic, në klubin e tij. Pyetjes së gazetarëve, ai i është përgjigjur duke thënë se duhet ti pyesin drejtuesit e klubit, Paolo Maldinin dhe Leonardon.

Edhe më herët është spekuluar se sulmuesi i LA Galaxy mund të rikthehet në Milan. Pasi që liga amerikane, Major League Soccer, përfundon më 8 dhjetor të këtij viti, Ibrahimovici mund t’i bashkohet Milanit që nga afati kalimtar i Janarit, transmeton Gazeta Express.

“Sot është ditëlindja e tij, kështu që unë i uroj atij të gjitha të mirat. Dua të flas vetëm për lojtarët të cilët i kam në skuadër”, tha Gattuso kur u pyet nëse suedezi do të luante për të.

“Mund ta pyesni Maldinin, Leonardon dhe Paolo Scaronin. Sot, unë dua vetëm t’ia uroj atij ditëlindjen dhe t’i uroj të gjitha të mirat”.

“Higuaini mund të jetë po aq i rrezikshëm sa Ibra, ai është më pak i fuqishëm fizikisht, por është i talentuar. Sa i përket karakterit, është më stresuese të punosh me Ibran, Zlatani e bën situatën më të tensionuar. Ndërsa, Pipita është gjithmonë duke tentuar t’i bëjë të tjerët të qeshin”.