Fitojnë 'Nikli' e Prishtina, barazim në Gjilan

Sport October 03, 2018 - 15:30

Sot po zhvillohen katër ndeshje të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Prej tyre do të luhen tre derbi.

Llapi e pret liderin Feronikeli, kurse Prishtina i shkon Lirisë.

Edhe dueli ndërmjet kampiones, Drita dhe Trepçës ’89 pritet të jetë mjaft interesant.

E dueli i katërt është ai në mes të KEK-ut dhe Ballkanit.

"Zëri" do t'ju mbajë të informuar me të gjitha ndeshjet, minutë pas minute.

Llapi – Feronikeli 0:1

- Fillon ndeshja

- Kastriot Rexha ndëshkohet me karton të kuqë në minutën e 42-të pasi e goditi me top me qëllim lojtarin kundërshtar, Behar Maliqi. Feronikelin e pret punë e vështirë në pjesën e dytë me një lojtar më pak.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Astrit Fazliu e kaloi Feronikelin në epërsi në minutën e 72-të pasi shënoi gol të bukur në stilin volej, 0:1.

- Portieri Florian Smakiqi e ka shpëtuar Feronikelin disa herë me pritjet e tij bravoroze.

- Mbyllet ndeshja.

Image

Drita – Trepça ’89 1:1

- Fillon ndeshja

- Drita ka kaluar në epërsi në minutën e 18-të. Golin e avantazhit për Bardhekaltrit e ka realizuar Xhevdet Shabani.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Marigen Shosha e barazon rezultatin në minutën e 66-të.

- Mbyllet ndeshja.

Liria – Prishtina 0:1

- Fillon ndeshja

- Të dyja skuadrat u munduan të shënonin, por nuk ia dolën në 45 minutat e parë.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- Prishtina kalon në epërsi në minutën e 64-t përmes Basit Khalid.

- Mbyllet ndeshja.

KEK-u – Ballkani 2:2

- Fillon ndeshja

- KEK-u kaloi në epërsi qësh në minutën e dytë me Atdhe Grajqevcin.

- Ballkani e ka barazuar rezultatin në minutën e 14-të me Jetmir Topallin.

- Mbyllet pjesa e parë.

- Fillon pjesa e dytë.

- "Elektricistët" kaluan në epërsi me të filluar pjesa e dytë me Treviol Stullqakun.

- Durim Gashi e barazoi rezultatin pas dy minutash, respektivisht në atë të 49-të, 2:2.

- Mbyllet ndeshja.