E dashura e Cutrones: Babai dhe vëllai janë me Juven, unë…

Sport October 03, 2018 - 14:47
Detajet

Francesca Valenti, Miss Milano 2017 është e fejuara e sulmuesit të ri të Milanit, Patrick Cutrone. Është 20 vjeçe dhe studion për ekonomi. Punon për një agjenci të modës në Milano, ndërsa trupin e mban në formë duke frekuentuar palestrën. Në një intervistë të fundit ajo është shprehur:

“Futbolli u shndërrua në pasion falë tij. Ishim dy botë të ndryshme. Babai dhe vëllai im janë tifozë të Juventusit, nëna nuk e ndjek futbollin.”

Ma të dashurin futbollist të Milanit, nuk e lidh vetëm dashuria.

“Kemi shumë të përbashkëta. Na pëlqen të hamë gjithçka dhe të zbulojmë vende të reja. Na pëlqen të udhëtojmë, por ai nuk ka shumë kohë.”

Francesca jeton ende me familjen e saj, por dëshiron që të formojë një familje të madhe bashkë me Cutronen.

Image

Image

Image