Hasani priti kryetarin e Federatës së Ragbit, Brian O’Connell, i dha mbështetje për zhvillimin e ragbit

Sport October 03, 2018 - 14:39

Presidenti i Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK), Besim Hasani, ka pritur kryetarin e Federatës së Ragbit të Kosovës, Ruairi O`Connell, njëherit ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.

Presidenti i KOK-ut, Hasani, falënderoi kryetarin O’Connell për kontributin e jashtëzakonshëm në themelimin dhe drejtimin e Federatës së Ragbit të Kosovës.

Presidenti Hasani shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar kryetarin e FRK-së, Ruairi O’Connell, në mënyrë që sporti i ragbit  të ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit të tij.

Image

Nga ana e tij, ambasadori O’Connell është shumë mirënjohës për ndihmën në themelimin dhe për gatishmërinë time për mbështetje edhe në të ardhmen në kuadër të kompetencave që ka KOK dhe presidenti Hasani.

Në Kosovë momentalisht veprojnë gjashtë klube të regjistruara, por në bashkëbisedimin mes presidentit Hasani dhe kryetarit O’Connel u tha se duhet të vazhdojnë me nxitjen, promovimin dhe zhvillimin e klubeve dhe të këtij sporti.

Palët u dakorduan që deri në fund të vitit, KOK të organizojë kursin bazik për administratorë të sportit për Federatën e Ragbit të Kosovës.

Image