Feniksi synon ta kalojë grupin në Championsin e Futsallit

Sport October 03, 2018 - 14:37
Image

Kosova do të jetë në arenë e fazës “Main Round” të Ligës së Kampionëve të Futsallit, shkruan sot gazeta Zëri.

Kampioni aktual i Kosovës, Feniks, do t’i presë në Prishtinë ekipet e njohura evropiane, si Sporting Club, LSM Lida e Kairat Almaty në kuadër të rrethit të dytë kualifikues dhe kampioni i Kosovës beson se do ta kalojë fazën e grupeve.

“Duke e parë renditjen e ekipeve, njëri numër 1 në Evropë e të tjerët në vendin e 5-të e të 11-të, kurse ne në të 19-in, është një grup ekstremisht i vështirë.

Por, ne kemi marrë lojtarë nga Brazili, nga Maqedonia, e kemi edhe brumin vendor, prandaj besojmë se do të kalojmë më tutje. Përpara shkojnë tri ekipe nga katër dhe ne besojmë se do të shkojmë në mesin e 16 më të mirëve, siç patëm arritur edhe në pjesëmarrjen tonë debutuese”, deklaroi drejtori organizativ i turneut, Arianit Krasniqi. /Zëri/

UEFA Futsall Champions League

“Main Round Prishtinë 2018”

E mërkurë

18:00 Sporting Club – LSM Lida

20:30 Feniks – Kairat Almaty

E enjte

18:00 Kairat Almaty – Sporting Club

20:30 Feniks – LSM Lida

E shtunë

18:00 LSM Lida – Kairat Almaty

20:30 Sporting Club – Feniks