Sturridge i ka disa fjalë për Kloppin

Sport October 03, 2018 - 10:42
Detajet

Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge ka lavdëruar trajnerin e tij Jurgen Klopp, transmeton zeri.info

Mungesa e ndeshjeve si titullar nuk është shqetësuese për anglezin, pavarësisht formës së shkëlqyeshme në këtë edicion të ri, ndërsa thotë se Klopp është një trajner i madh.

“Çfarëdo vendimi që merr trajneri, ai është shefi”, ka thënë Sturridge.

“Çfarëdo ekipi që ai zgjedh, ju duhet të jepni më të mirën qoftë nëse hyni për pesë minuta apo e filloni ndeshjen. Thjesht ka të bëjë me të dhënit gjithçka në fushë kur ju jepen minutat”, shtoi reprezentuesi anglez.

“Ne kemi një skuadër të shkëlqyeshme, një trajner të madh, stafi është i klasit të parë, tifozët janë të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai./Zëri