Klopp: Nuk ka shumë dallime mes Napolit dhe Liverpoolit

Sport October 02, 2018 - 23:27
Lajmet e fundit nga sporti

Jurgen Klopp e ka përgëzuar Carlo Ancelottin për “të pakrahasueshmin” Lorenzo Insigne, derisa ka thënë se ai nuk sheh shumë dallime në mes të Napolit dhe Liverpoolit

“Ne jemi gati për këtë betejë dhe nuk shqetësohemi shumë për atë çka thoën të tjerët për situatën tonë. Nesër ne do të bëjmë një hap përpara”, ka thënë trajneri në konferencën e tij për shtyp.

Liverpool ka fituar ndeshjen e parë kundër Paris Saint-Germain, derisa Napoli nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 kundër Crvena Zvezdës në Beograd.

Klopp ishte përjashtuar me të kuq më 2013 në san Paulo kur ishte trajner i Borussia Dortmundit.

“Ky është një menaxher fantastik, një skuadër fantastike dhe tifozë të çmendur. Kam shikuar pjesën e dytë dhe e kam parë se çfarë mund të ndodh. Herën e fundit nuk ishte paraqitja e ime më e mirë. Por, ishte hera e fundit kur isha pak a shumë i kënaqur. Nuk do të ndodh përsëri. Humba dy ndeshje dhe u desh ta shikojë ndeshjen nga tribunat”.

“Nuk shoh shumë ndryshime në mes të Napolit dhe neve. Atmosferë e mirë në stadium mund të jetë benifit për ne. Më pëlqen, aktualisht. Nuk është që një skuadër të mos përformojë si duhet në një ambient emocional”.

Klopp po ashtu ka zgjedhur njeriun ndaj të cilit skuadra e tij duhet të këtë kujdes.

“Insigne është një lojtar i jashtëzakonshëm. E kam analizuar disa herë. Ai është ende fantastik. Nuk me kujtohet goli i tij kundër Dortmundit, pasi që gjëra të këqija ndodhën menjëherë pas tij”.

Para se të ndodh shorti për Ligën e Kampionëve, Liverpool e kishte mposhtur në një miqësore Napolin me rezultat 5-0.

“Ishte një miqësore, asgjë tjetër. Ne shënuam në çdo goditje. Napoli kishte shumë mundësi shënimi. Kjo nuk është e rëndësishme dhe ne po flasim për një ndeshje tjetër, ndryshe, tani”.