Befasohet Reali

Sport October 02, 2018 - 22:50
Detajet

Real Madridi është mposhtur 1:0 në udhëtim te CSKA Moska në xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Nikola Vlasic shëni qysh në minutën e dytë për vendasit, gol që ishte i mjaftueshëm për tre pikët e para të rusëve në grupin G.

Madrilenët kishin raste të shumta për shënim gjatë lojës, por nuk arritën dot t’i konkretizonin, duke vazhduar kështu formën e dobët të javëve të fundit./Zëri