Shqipëria e fton futbollistin e Kosovës

Sport October 02, 2018 - 22:09
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi 26-vjeçar Kastriot Dermaku nuk do të jëtë më pjesë e Kosovës në vijim. Pak ditë më parë, mungesën e tij e justifikoi si arsye personaale, por me sa duket ka qenë ndërhyrja e FSHF-së, që i ka mbushur mendjen mbrojtësit që të veshë fanelën kuqezi.

Kastriot Dermaku është një lojtar me eksperiencë dhe aktualisht ai luan në radhët e skuadrës së Kozencës në Serinë B italiane. Ka qenë vetë trajneri i përfaqësues së Kosovës, Bernard Shalandez, ai i cili e ka konfirmuar largimin e Dermakut.

Kujtojmë që Dermaku është monitoruar që në kohën kur përfaqësuesen tonë e drejtonte trajneri italian, Xhani de Biazi. Madje, Dermaku ka luajtur edhe në një ndeshje miqëosre me përfaqësuesen U-21 të Shqqipërisë.

Ka pasur edhe një marrëveshje mes dy federatave, që të mos ndërhynin në radhët e skuadrave respektive për të marrë lojtarë, por me sa duket me ndarjen nga jeta të Fadil Vokrrit, kanë filluar edhe lëvizjet e para. Tashmë do të fillojë edhe një luftë mes dy përfaqësueseve në lidhje me lojtarët pasi pritet që të ketë lëvizje të shumta në të ardhmen, shkruan Vipsport.al/