Rabiot i thotë jo kontratës së re me PSG-në

Sport October 02, 2018 - 19:43
Lajmet e fundit nga sporti

Adrien Rabiot thuhet se e ka refuzuar ofertën e fundit për rinovim të kontratës me Paris Saint-Germain.

Mesfushori do të jetë një lojtar i lirë më 1 korrik 2019, por kampionët francezë po kërkojnë ta ndalin në klub me një marrëveshje të gjatë.

Sipas Paris United, lojtari ka hedhur poshtë një propozim të tretë  javën e kaluar.

Rabiotit i është ofruar pagë në vlerë 7.2 milionë euro për sezonin, plus bonuset.

Milan dhe Juve kanë qenë të lidhur me Rabiotin, i cili mund të largohet edhe në janar nëse PSG vendos të përfitojë.

Kjo pasi në verë do ta humbisni pa para.

Dy klubet italiane do të përballen me konkurrencë nga Barcelona.

As klubet e Anglisë nuk do të qëndrojnë duarkryq për një futbollist si francezi.