Kështu u mbyll ndeshja e sotme e Superligës

Sport October 02, 2018 - 17:39
Detajet

Ferizaj e ka shijuar fitoren e dytë sezonale, shkruan Zeri.info.

Ferizajasit e kanë mposhtur sot në shtëpi Drenicën me rezultat 2:0, në ndeshjen hapëse të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll, e cila do të zhvillohet në mesjavë.

Vendësit i siguruan tri pikët e radhës vetëm në pjesën e dytë. Genc Hamiti ka shënuar për 1:0 në minutën e 67-të, kurse Dren Gashi e vulosi fatin e këtij takimi me golin e realizuar në minutën e 87-të.

Kjo fitore ishte një “oksigjen” për Ferizajn, ndërsa Kuqezinjtë e pësuan humbjen e dytë sezonale krahas tri fitoreve dhe tri barazimeve.

Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten. /Zëri/