ZYRTARE: Ky futbollist dënohet me 2 vite mos lojë në gjitha aktivitetet e FFK-së!

Sport October 02, 2018 - 17:07
Detajet

Komisoni  Disiplinor ka lëshuar sot vendimet e fundit, ku vërehet denimi me 2 vite suspendim i futbollistit që sulmoj gjyqtarin, Burhan Berjani, kurse edhe bashkëlojtari i tij Fitim Krasniqi e pësoj me 6 muaj suspendim, si pjesëmarrëes në nderprerje të ndeshjës, shkruan futbollikosovar.com.

BURHAN BERJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia me numër të ID kartelës 003645M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 11, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq ( sulm në gjyqtarin kryesor të takimit , shkaktar kryesor për ndërprerje të ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë );
DENOHET
me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) vite në të gjitha ndeshjet publike ( zyrtare ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 45 paragrafi 1 pika 1

Image

FITIM KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga MIradia me numër të ID kartelës; 007317M73 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor – identifikues si pjesëmarrës në ndërprerjen e ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 6 muaj ( gjashtë ) në të gjitha ndeshjet publike ( zyrtare ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/2