Lamtumirë Ferizaj, Mentor Mazrekaj zbulon transferimin jashtë vendit!

Sport October 02, 2018 - 14:56
Detajet

Mentor Mazrekaj ka folur për karrierën e tij dhe të ardhmen.

Ai ka bërë edhe dallimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Karriera ime. Çfarë të them unë. E dini që s’kam arritur sa është dashur dhe kjo edhe për fajin tim paksa. Pastaj, edhe kur isha në formën më të mirë u dëmtova dhe u detyrova qe të operohem. As operacioni nuk shkoi ashtu siç duhej dhe më la me pasoja te kavilja”, ka thënë Mazrekaj për VipSport.al.

Ai zbuloi se karrierën pas Ferizajt do ta vazhdojë në Norvegji.

“Kosova, për momentin ka kaluar Shqipërinë me paga dhe vetëm futbolli është më i dobët. Nuk e di pse ka rënë tregu ne Shqipëri. Vetëm Vlora dhe Kukësi kanë marrë lojtarë me emër. Deri në janar do të luaj në Kosovë dhe më pas do të transferohem në Norvegji për të vazhduar karrierën”, ka përfunduar Mazrekaj.