Vështirë ndaj Napolit

Sport October 02, 2018 - 10:56
Detajet

Portieri i Liverpoolit, Alisson ka paralajmëruar ekipin e tij se do të ketë një punë të vështirë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, transmeton zeri.info

Skuadra e Jurgen Kloppit do të udhëtojë drejt “San Paolos” për të kërkuar fitoren e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Është gjithmonë e vështirë të luaj ndaj një klubi të madh. Në Napoli, ne padyshim që do të gjejmë tifoz shumë të pasionuar dhe një skuadër që hyn në fushë me një dëshirë të madhe për të fituar”, deklaroi Alisson.

“Hera e fundit dhe e vetme që unë luajta atu, ne fatmirësisht fituam, por ishte njëra prej ndeshjeve që duhej të punoja më së shumti gjatë edicionit. Ishte njëra prej ndeshjeve më të vështira të edicionit për neve në Serie A, kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë. Ata e kanë pasur bazën e njëjtë të skuadrës për tre apo katër vite”, shtoi ish-portieri i Romës.

“Shpresoj që ne të kemi një ndeshje të madhe dhe të arrijmë fitore, por padyshim që do të jetë një sfidë e madhe për ne”, u shpreh ai./Zëri