Ronaldo do të ketë vështirësi në Serie A

Sport October 02, 2018 - 10:44
Detajet

Ish-futbollisti brazilian, Cafu thotë se Cristiano Ronaldo do të vuajë në Seria A pas transferimit të tij nga Real Madridi te Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Cafu, i cili kishte luajtur 11 vite në Serie A me Romën dhe Milanin, thotë se ish-sulmuesi i madrilenëve do ta ketë më vështirë në Itali se sa në ligën spanjolle.

“Ai do të vuajë pak në Serie A sepse Serie A është shumë më e vështirë sesa La Liga në aspektit e ekipeve dhe në aspektin e kontaktit fizik”, deklaroi Cafu.

“Por, Ronaldo është gjithmonë Cristiano Ronaldo. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe do t’i japë pak më shumë shkëlqim Serisë A”, shtoi ai./Zëri