Ky është dënimi i UEFA-së që Juventus pret për Ronaldon

Ky është dënimi i UEFA-së që Juventus pret për Ronaldon

Sport shtator 21, 2018 - 08:31
Lexoni më shumë detaje


Cristiano Ronaldo pret dënimin pas ndëshkimit me karton të kuq ndaj Valencias.

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Cristiano Ronaldos pas përjashtimit të tij në duelin ndaj Valencias në Ligën e Kampionëve.

UEFA pret ta publikojë vendimin më 27 shtator.

Por, Juventus pret që suspendimi të mos jetë më i gjatë se një ndeshje moslojë, raportojnë mediat italiane.

Ronaldo u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një incidenti me Murillon, përcjell “lajmi.net”.

Nëse konfirmohet ndëshkimi për një ndeshje, Ronaldo do të mungojë në takimin me Young Boys më 2 tetor.