Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës aksidentohet keq duke e festuar golin!

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës aksidentohet keq duke e festuar golin!

Sport shtator 20, 2018 - 23:11
Detajet

Kosova po rritet në mënyrë të jashtëzakonshme si ekip dhe kjo vjen edhe për faktin se talentet e saj janë rritur nëpër Evropë dhe po luajnë rregullisht në klubet përkatëse.

Një prej tyre, Benjamin Kololli, realizoi nga pika e bardhë për FC Zyrihun në Qipro, përballë AEK Larnakës, duke shënuar golin e avantazhit në sfidën e parë në grupe në Europa League.

Kololli ishte në fushë së bashku me mesfushorin e Kosovës, Hekuran Kryeziu, ndërsa festa pas golit ishte legjitime, por edhe me surprizë.

Pranë tribunës ku ishin tifozët e ardhur nga Zvicra ishte një gropë e madhe ndarëse dhe Kololli nuk e pa, duke pësuar një aksident që për fat mbeti në përmasat e komikes.