Prishtina po shkon drejt një rekordi në futbollin kosovar

Prishtina po shkon drejt një rekordi në futbollin kosovar

Sport shtator 19, 2018 - 15:38
Detajet

Prishtina ka 13 ndeshje pa humbje në Kampionat.

Humbjen e fundit Prishtina e kishte pësuar me 13 mars 2018 nga Drenica, dhe që nga ajo kohë, prishtinasit nuk dinë çfarë është humbja në Kampionat.

Por skuadra kryeqytetase është shumë larg për ta thyer një rekord eventual të pamposhtmërisë, shkruan futbollikosovar.com.

Bardhekaltrit i janë afruar gati gjysmës së rrugës, duke ditur rekordin e Dritës prej 30 ndeshjeve pa humbje kampionale.

Pra Prishtinës i duhen edhe dy takime për të arritur në gjysmë të rrugës, e më pas diku kah fillimi i edicionin pranveror në vitin 2019, të llogarisë me ndonjë thyerje të rekordit eventual, që do kishte qenë një befasi e madhe duke ditur kualitetin e përafërt të skuadrave kosovare mes vete.