Kosova merr pjesë në turneun e Sarajevës

Kosova merr pjesë në turneun e Sarajevës

Sport shtator 19, 2018 - 13:38

Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun e madh tradicional ndërkombëtar “Musa Hajrulahoviç Talijan”, i cili do të mbahet në Sarajevë të Bosnje e Herecegovinës nga 21 deri më 24 shtator.

Image

Në këtë turne do të marrin pjesë boksierët Besfort Merlaku (56kg), Patriot Behrami (69kg), Venhard Haziraj (69kg) dhe Armend veziri (75kg).

Pjesë e kontingjentit të Kosovës do të jenë edhe selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar i AIBA-s, Latif Demolli. /Zëri/

Image