Kështu u mbyllën tre takimet e sotme të Superligës

Sport September 16, 2018 - 17:40
Detajet

Janë mbyllur tre takimet e sotme të xhiros së pestë të Superligës, transmeton zeri.info

Kryendeshja e ditës së sotme mes Llapit dhe Flamurtarit ka përfunduar pa gola 0:0. Falë këtij barazimi, Flamurtari mbetet në vendin e parë në tabelë me 13 pikë.

Në Mitrovicë, Trepça ’89 ka barazuar 1:1 ndaj Drenicës. Mariglen Shoshi shënoi nga penaltia për vendasit qysh në minutën e tretë, kurse rezultati u barazua nga Taulant Dajaku në minutën e 39-të, që gjithashtu realizoi nga njëmbëdhjetëmetërshi.

Liria ka fituar me rezultatin e thellë 6:2 ndaj KEK-ut. Fatih Karahoda (30’, 89’), Qëndrim Gashi (41’, 69’), Liridon Fetahaj (44’) dhe Robert Gjeraj (55’) nga penalltia shënuan për vendasit. Ndërkohë, golat për KEK-un i realizuan Stullqaku (65’) dhe Atdhe Grajçevski (75) nga penalltia.