Në Shqipëri përfaqësuesen e Kosovës e krahasojnë me atë të Kroacisë

Sport September 16, 2018 - 00:03
Lexo detajet

Në emisionin “Zona Gol” të transmetuar në SuperSport, temë ishte performanca e Kosovës në Ligën e Kombeve si dhe puna e trajnerit Challandes me grupin.

Për “Zona Gol” në lidhje direkte ishin edhe Fidan Aliti e Samir Ujkani si dhe katër panelistë nga Shqipëria të cilët ishin prezent në studio.

Lëvdatat më të mëdha ishin rreth konceptit të lojës që ka krijuar trajneri.

Gjithashtu theks u vë edhe në faktin që Kosova ka pesë ndeshje pa pësuar gol.

Nga panelistët erdhi edhe krahasimi Kosovë – Kroaci, duke pasur parasysh numrin e madh të talentëve që po dalin nga Kosova, si dhe faktin që Kosova është favorite për kalimin në “EURO2020” përmes Ligës së Kombeve, duke konsideruar se Kosova mund të shkaktojë ndonjë befasi të madhe. /GazetaBlic