Josa i pakënaqur, beson në përmirësim

Sport September 15, 2018 - 23:44
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, është shprehur i pakënaqur me atë që treguan futbollistët e tij në ndeshjen e sotme kundër Ferizajt.

“Duhej të ishim më këmbëngulës. Në pjesën e parë nuk luajtëm si duhet, patëm problem të fitonim hapësirat dhe këtë nuk na e lejoi rivali, duke marrë parasysh se ne ishim shumë të ngadalshëm. Në pjesën e dytë u munduam, por nuk e kishim qartësinë e duhur dhe i humbëm ekuilibrat, sidomos kur luajtëm me dy sulmues. Nuk jam i kënaqur, por besoj se gjërat do të rregullohen me kalimin e kohës”, ka theksuar Josa.