Shkarkohet Sulejman Starova, ky trajner pritet të marrë drejtimin e Feronikelit

Sport September 02, 2018 - 23:25

Edhe pse shënoi fitore në sekondat e fundit, Feronikeli e shkarkoi trajnerin Sulejman Starova.

Nga 12 ndeshjet që skuadra nga Drenasi i luajti me trajnerin shqiptar, Feronikeli ka shënuar vetëm dy fitore, një humbje dhe plot 9 barazime, që pa asnjë dyshim nuk i mbush apetitetdhe pritshmëritë që ka kjo skuadër, shkruan Korneri.net

Ky medium ka raportuar se tashmë ka përfunduar çështja e e trajnerit të ri. Feronikeli do të drejtohet sërish nga trajneri Zekirija Ramadani.

Emri i tij është përfolur disa ditë më parë, apo më saktë në momentin e parë kur ish-trajneri dikur edhe i Trepçës ’89, kishte dhënë dorëheqje nga FC Shkupi.

Ramadani pritet që neser të jetë në Drenas për të nënshkruar kontratën.