Martial ‘godet’ Mourinhon

Sport August 02, 2018 - 11:06
Detajet

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martialin e ka paralajmëruar trajnerin Jose Mourinho se familja e tij vjen para së gjithave, transmeton zeri.info

Martial u largua nga ekipi dhe u kthye në Francë gjatë javës së kaluar për të qenë më afër të dashurës së tij gjatë lindjes së fëmijës.

Sidoqoftë, ai nuk iu ribashkua më klubit në fazën përgatitore në Amerikë, duke shtuar thashethemet për largimin e tij.

Kjo ka bërë që ai të kritikohet nga Mourinho dhe të dënohet nga “djajtë e kuq” me një gjobë prej 180,000 funtesh.

“Faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja. E vogla ime Swan është e mirë. Për nënën ishte më e vështirë, por falë Zotit ajo është më mirë tani. Më vjen keq, por familja ime gjithmonë vjen para së gjithash. Nesër do të kthehem në Manchester”, ka shkruar ai në rrjetin social “Twitter”./Zëri