Tare kërkon një tjetër emër të njohur për merkaton e Lazios

Sport August 02, 2018 - 10:52
Detajet

Lazio nuk ndalet në merkato.

Pasi siguruan shërbimet e Badelj për mesfushën, bardhekaltrit janë vënë në kërkim të përforcimeve të tjerë për skuadrën.

Objektivi i radhës për drejtorin sportiv të italianëve, Igli Tare është braziliani Ramires, që aktualisht aktivizohet në Superligën kineze me skuadrën e Jiangsu Suning, transmeton SS.

31-vjeçari kërkon rikthimin në Europë dhe Lazio është një mundësi e mirë për karrierën e tij. Për ta lënë të lirë futbollistin drejtuesit e skuadrës kineze kërkojnë shumën e 3 milionë eurove.