Bolt do ta vazhdojë karrierën si futbollist

Bolt do ta vazhdojë karrierën si futbollist

Sport korrik 16, 2018 - 16:34
Detajet

Usain Bolt pritet ta fillojë angazhimin në futbollin profesional me lajmet e fundit që thonë se atleti është afër nënshkrimit me klubin e futbollit në Australi, Central Coast Mariners.

Klubi nga Australia nuk arriti që të nënshkruajë me Fernando Torresin në muajin e kaluar kështu që ata janë drejtuar nga atleti i pensionuar 31-vjeçar i cili eksperiencën e vetme në futboll e ka me goditjet e tij për reklamat e ndryshme sportive, transmeton Gazeta Express. 

Fituesi i tetë medaljeve të arta olimpike pritet që të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me mundësi për ta vazhduar nëse tregon sukses. 

Image