Tifozët e Liverpoolit fillojnë t’i urojnë mirëseardhje Shaqirit

Sport July 13, 2018 - 14:15
Lexo detajet

Xherdan Shaqiri te Liverpooli, tashmë duket të jetë punë e kryer.

Sipas mediave në Angli, Shaqiri do të kryejë sot testet mjekësore te gjiganti anglez, para transferimit të tij në Liverpool nga Stoke.

Shaqiri, që është pjesë e Premierligës angleze që nga viti 2015, është shumë afër kalimit nga ‘Anfield’.

Madje, Sky Sports News raporton se futbollisti nga Gjilani sot do të finalizojë testet mjekësore, me Stoek Cityn që do të pranojë ofertën prej 13.5 milionë funte.

Këto zhvillime kanë bërë që tifozët e Liverpoolit tashmë të fillojnë të urojnë mirëseardhje për Shaqirin në rrjetet sociale. /Insporti.com

Image