Trajneri i FC Prishtinës flet pas barazimit në Europa League

Sport July 12, 2018 - 12:58

Trajneri i FC Prishtinës, Mirel Josa ka thënë se ekipi i tij ka mundur të bënte më mirë në duel me skuadrën nga Luksemburgu, CS Fola Esch, por megjithatë është ndarë i kënaqur me këtë rezultat (0:0), shkruan sot gazeta Zëri.

“Mund të bënim më mirë, por edhe mund të kishim probleme, kështu që duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat dhe normal që na interesonte mos të pësonim gol. Them se ndeshja e dytë do të jetë shumë herë më e vështirë se sa kjo”, është shprehur trajneri shqiptar për uebfaqen zyrtare të klubit. /Zëri/