Këtu mund ta shikoni ndeshjen CS Fola – FC Prishtina (VIDEO)

Sport July 11, 2018 - 17:43

FC Prishtina do ta zhvillojë sot ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese të Europa Leagues ndaj ekipit nga Luksemburgu, SC Fola Esch, shkruan Zeri.info.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Luksemburg.

“Zëri TV” e ka marrë të drejtën e transmetimit direkt të lojës, e cila fillon në orën 18:00.

“Zëri TV” gjendet në tri platformat kabllovike, në IPKO në numrin 138, në Kujtesa 62 dhe në Art Motion me numrin 44.

Gjithashtu, për të gjithë ata që gjenden jashtë vendit dhe duan ta shohin lojën LIVE, “Zëri TV” mund ta gjejnë në disa platforma të IPTV.

Po ashtu, “Zëri” do ta transmetojë lojën LIVE edhe përmes portalit “Zeri.info” dhe në grupin zyrtar në “Facebook”.

Po ashtu, lojën LIVE do ta transmetojë edhe grupi zyrtar i FC Prishtinës në Facebook. /Zëri/