Xhaka e bën prapë shqiponjën, vetë i dyti!

Sport July 11, 2018 - 16:04

Granit Xhaka po qëndron në Kosovë për pushime pas eksperiencës që e pati në Kampionatin Botëror me Përfaqësuesen e Zvicrës, shkruan Zeri.info.

Futbollisti kosovar po i shijon ditët e fundit në vendin e prindërve para se të udhëtojë drejt Anglisë për sezonin e ri në Premierligë me Arsenalin.

Dhe, Xhaka e ka bërë përsëri shqiponjën, njëjtë siç bëri kur e festoi golin e bukur që e shënoi ndaj Serbisë.

Këtë radhë shqiponjën dykrenore e bëri në Kosovë, së bashku me xhaxhain e tij, Sevdaim Xhaka. /Zëri/

Image