Rugani drejt Chelseat

Sport July 11, 2018 - 11:10
Detajet

Juventusi ka pranuar ofertën e Chelseat prej 40 milionë eurosh për mbrojtësin Daniele Rugani, raporton “Mediaset Premium”.

Maurizio Sarri, që pritet të emërohet në krye të Chelseat gjatë ditëve në vijim ka kërkuar transferimin e 23-vjeçarit në “Stamford Bridge”, transmeton zeri.info

Edhe pse ai konsiderohet si një mbrojtës me një të ardhme të ndritur, Rugani nuk ka arritur që të sigurojë rolin e titullarit gjatë kohës së tij te Juventusi.

Reprezentuesi italian ishte paraqitur në 26 ndeshje gjatë edicionit të kaur me klubin torinez./Zëri